Hamburgu kuqezi – ka shkruar në postimin e parë në Facebook Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike” – shkruan Rama duke postuar një video të tifozëve shqiptarë në Hamburg.
KJO QUHET KRENARI – ka qenë postimi I dytë i Ramës, për të dhënë mesazhin në fund “Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”
Nëpër rrjetet sociale nuk ka munguar as edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.Ëndrra vazhdon!” – ka shkruar Kurti në Facebook.
Është prononcuar edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.
“Bravo djema, një komb i tërë në festë dhe krenar, lojë e shkëlqyer, atmosferë mbresëlënëse!” – shkruan Ali Ahmeti në Facebook.
“𝑃𝑜 𝑘𝑢 𝑘𝑎 𝑠𝑖 𝑡𝑖 𝑜 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎 𝑖𝑚𝑒” – ka qenë postimi I Federatës Shqiptare të Futbollit.
Federata kroate ka përcjellë deklaratën e seleksionuesit Daliq.
“Pjesa e parë ishte shumë keq, ishim të ngadalëshmë dhe bëmë shumë gabime. Pjesa e dytë ishte shumë më mirë, por në fund pa nevojë u tërhoqëm. Jemi mësuar me rrugën më të vështirë. Po luftojmë dhe kjo është mënyra më e mirë për të qenë më të mirë” – ka deklaruar pas ndeshjes Zlatko Daliq.
Është prononcuar edhe Klubi I Futbollit Dinamo e Zagrebit. Administratori i faqes, fillimisht kishte publikuar fotografinë e Arbër Hoxhës, me mbishkrimin “Paraqitje e shkëlqyer e Arbër Hoxhës sonte”, por pasi Shqipëria barazoi, postimi ishte ndryshuar me mbishkrimin “Minuta të reja për Arbër Hoxhën”.
Nuk ka munguar as edhe reagimi nëpër rrjete sociale të Kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq.
“Mbështetje të plotë seleksionuesit Daliq dhe futbollistëve kroat! Kroaci gjithmonë me Ju. Fat në ndeshjen kundër Italisë” – ka shkruar Plenkoviq, teksa shihet në fotot e shpërndara bashkë me Pressidentin shqiptar, Bajram Begaj./tvklan.mk./