Shqipëri: Kosova përplas Qeverinë dhe opozitën në parlament

BERISHA AKUZON RAMËN SI ANTI SHQIPTAR, SPIROPALI: KOSOVËS I KEMI DALË GJITHMONË ZOT

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur për Kosovën në parlament. Ish-kryemnsitri Sali berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po ndjek politikën e Serbisë kundër Kosovës. Akzuave të Berishës iu përgjigj ministrja ELisa Spiropali e cila theksoi se Shqipëria e ka mbrojtur në të gjitha format Kosovën. Mes debateve, opozita kërkoi parlamenti të bashkohet në jë rezolut të vetme për sulmet në Kosovë si dhe të zhvillojë një mocion me debat për qëndrimet e kryeministrit.

Kosova është bërë shkak për përplasje të fortë mes opozitës dhe mazhorancës në parlament. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama si anti-shqiptar, duke thënë se e ka cilësuar Kosovën si tokë të askujt.

Berishës iu përgjigj Elisa Spiropali, tha se Kosova po përdoret nga demokratët për interesa të partisë.

Berisha tentoi t’u kundërpërgjigjej akuzave të Spiropalit, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuki dha të drejtën e fjalës, gje e cila solli dhe reagimin e demorkatëve.

Çështja e Kosovës përplasi dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi që Kuvendi të zhvilloj dhe një mocion me debat për qëndrimet e kryeministrit Ramës ndaj Kosovës.

Balla theksoi se qëndrimet e kreut të qeverisë kanë qenë korrekte dhe se një mocion me debat në Parlament është i pa nevojshëm.

Një përgjigje për Bardhin pati edhe kryetari i grupit Parlamentar i PS, Bledi Çuçi.

Mes akuzave të ndërsjella, deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi që mazhoranca dhe opozita të miratojnë një rezolut të përbashkët.

Më 12 tetor Kuvendi do të mbajë një seancë të Posaçme për të diskutuar për 5 orë ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share