Gjykata e Vlorës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, 23-vjeçarit që akuzohet se vrau pak ditë më parë babanë e tij.
Vdekja e viktimës erdhi pasi i dyshuari kishte vendosur lëndë eksplozive në oborrin e shtëpisë pranë sobës, ndërsa në momentin kur i ndjeri ishte afruar ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.
Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv
As në polici, e as në gjykatë i akuzuari nuk ka rrëfyer se nga i ka siguruar municionet e gjetura në banesë.
I dyshuari është dërguar në paraburgim.