Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar pasi një masë shkëmbore ka rrëshqitur drejt e në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çarçovë të Përmetit. Masa shkëmbore ka zënë gjymtyrët e poshtme të Dhimitër Vangjelit duke i pamundësuar lëvizjen.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen”, njoftoi policia.
25-vjeçari ndodhet ende në banesë. Për këtë arsye në drejtim të fshatit janë nisur zjarrfikësit dhe ambulanca ku po punohet për nxjerrjen e të riut. Siç duket edhe nga pamjet masivi shkëmbor që ka rënë në banesë është shumë i madh. /tvklan.al