Shqipëri: Çmim rekord, rritet sërish nafta

Çmimi i naftës është rritur këtë të mërkurë dhe do të hyjë në fuqi në orën 18:00. Sipas Bordit të Transparencës, nga 248 Lekë/litër, nafta do të shitet me 258 lekë për litër.

Benzina do të shitet me 243 lekë për litër nga 244 lekë për litër që ishte më përpara.

Çmimi i gazit ka pësuar rënie, nga 90 lekë për litër, do të shitet 86 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ky është çmimi më i lartë i naftës që ka vendosur Bordi i Transparencës gjatë periudhës së menaxhimit të çmimit të karburanteve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share