Babë e bir janë arrestuar pasi kanë goditur me grushte për shkak të detyrës 2 përmbarues gjyqësorë në Librazhd.
Babë e bir, përkatësisht 50 dhe 24 vjeç goditën përmbaruesit gjyqësorë pasi ata kishin shkuar në ambientet e hotelit të tyre për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.
aterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.
Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.
/tvklan.al