Shqipëri: Autoboti përplaset me “Fordin”, ndërrojnë jetë burrë dhe grua

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një çifti bashkëshortësh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”.

Një autobot është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues qytetarin me iniciale V. Ajdini.

Përplasja ka qenë fatale për shoferin e “Fordit” dhe bashkëshorten e tij, e cila ishte pasagjere në këtë automjet, M. Ajdini.

Ndërkohë, drejtuesi i autobotit dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet ndodhen në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share