Shqipëri/ Atentat me tre të vrarë në lokalin në Memaliaj!

SHQIPËRI

3 të vrarë dhe 1 i plagosur është bilanci i atentatit të regjistruar mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr.3 të Memaliaj.

Ngjarja u regjistrua në orën 23:20 në pjesën e jashtme të një lokali, ku qëndronte një prej viktimave, Shyqyri Kalemi, që dyshohet të jetë dhe objektiv i këtij atentati. 74-vjeçari është babai i Andrea alias Adriatik Kalemit që i ka shpëtuar disa atentateve.

Ai po qëndronte ulur në këtë tavolinë që shihni në pamje së bashku me të vëllain Artur Kalemin që mbeti i plagosur nga ky atentat kur persona të paidentifikuar që lëviznin me një automjet tip BMË, lëshuan breshëri kallashnikovi në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Plumbat u përhapën kudo, ndaj veç Shyqyri Kalemit, kapën dhe kamerierin e lokalit 36-vjeçarin, Gledio Muka dhe 47-vjeçarin, Marsel Çela, klient i rastësishëm në lokal.

“Ende disa orë pas ngjarjes, shohim se ka gjurmë të gjakut, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve këtu pranë”, raporton gazetarja Dorina Muho.

Pasi lëshuan breshërinë e plumbave, autorët që dyshohet se ishin të paktën 3 persona, u larguan me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës. Aty ato dogjën automjetin tip BMË, brenda së cilit u gjetën të shkrumbuara dhe 3 armë zjarri kallashnikov.

Lidhur me këtë ngjarje, banorët e Memaliajt shprehen të tronditur: Të 3 i njoh, shumë të mirë, shumë çuna të mirë. Jemi tronditur shumë fare. Të vriten 3 veta është kiamet i madh.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria dyshon se ngjarja e rëndë ka si prapavijë hakmarrjen ndaj fisit Kalemi./Tv Klan/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share