Shqipëri: 20 mijë nxënës dhe studentë më pak këtë vit

Këtë vit shkollor në arsimin shqiptar ka 20 mijë nxënës dhe studentë më pak sesa në vitin shkollor 2022-2023. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,7 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Rënia më e madhe vërehet në arsimin parauniversitar ku ka rreth 416 mijë nxënës dhe fëmijë, një ulje kjo me gati 4% krahasuar me vitin shkollor 2022-23.

Rënia ka edhe në numrat e studentëve, ku në të gjithë programet e arsimit të lartë janë regjistruar 116.994 studentë, 4 mijë më pak.

Në vitin akademik 2022-23, ashtu si edhe vitin e kaluar, fusha e studimit “Biznes, administrim dhe ligj” ka numrin më të lartë të studentëve, pasuar nga “shëndet dhe mirëqenie”.

Ndërsa fusha më pak e preferuar është “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari”.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share