Shqipëri: 1373 të infektuar me Covid

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1373 qytetarë, në këto bashki: 501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan.

Janë 9,729 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç. Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share