Për nevojat themelore, një familjeje katëranëtarëshe, gjatë dhjetorit, I nevojiten 62.861 denarë. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shporta minimale sindikale është rritur për 840 denarë krahasuar me nëntorin.
Sipas llogaritjeve të Sindikatës, gjatë dhjetorit, vetëm për ushqim dhe pije familjet duhet të ndajë nga 23.075 denarë ose 36.7% nga shuma e përgjithshme e shportës minimale.
Sindikatat llogarisin se ato familje që jetojnë me qira u duhen 21.395 denarë shtesë.
Sipas Lidhjes së Sindikatave, nga shtatori kur nisi të aplikohet masa qeveritare për kufizimin e marzhës së profitit për prodhimet, si dhe me aksionin e fundit për uljen e çmimeve për së paku 10%, shënohen rezultate në pjesën e ushqimit dhe pijesve. Për këto nëvoja në shtator nevojiteshin 23.034 denarë, kurse në dhjetor 23.075 denarë që do të thotë se rritja ka qenë 41 denarë.
Sindikatat shfaqin shqetësime për shkak se tregtarët e kanë shfrytëzuar periudhën para hyrjes në fuqi të aksionit të fundit dhe sic thonë, është evidente se kanë rritur cmimet. Përmendin vlerësn e shportës sindikale për ushqim dhe pije për 63 produkte që janë pjesë e listës së dhjetorit, që sipas tyre është rritur për 397 denarë shtesë, në vend që të ulen për 10%.