Moska po evakuon civilët e saj në territorin ukrainas të kontrolluar nga Rusia, ndërsa duket se po afrohet një betejë për Kherson. Ukraina ka ndjekur prej muajsh një kundërofensivë për të rimarrë qytetin kyç, i cili ndodhet në bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe është një portë për në Krimenë e aneksuar nga Rusia.
Autoritetet e instaluara nga Rusia në Kherson po dërgojnë paralajmërime për evakuimin e civilëve rus. Së fundmi, Ministri Rus i Arsimit Sergei Kravtsov është shfaqur në një video-mesazh duke thënë: Situata sot është e vështirë. Është jetike për të shpëtuar jetën tuaj. Nuk do të zgjasë shumë. Do të ktheheni sërish.
Ditën e djshme, zyrtarët e instaluar nga Rusia raportuan se nuk kishte mjaftueshëm anije për të transportuar njerëzit përtej lumit për shkak të rritjes së madhe të numrit të njerëzve që dëshirojnë të largohen.
Agjencia e Lajmeve Interfax tha se rreth 25,000 njerëz janë evakuuar që nga e marta./tvklan.al