Shpëtohen tre të rinj në Gërçec të Shkupit/ U bllokuan për shkak se Hidrocentralet rriten nivelin e lumit Treska

Mbrëmë në lumen Treska në afërsi të fshatit Gërçec u shpëtuan tre djem të moshës 16 vjeçare që kishin mbet të bllokuar për rreth katër orë.

Për rreth katër orë mbeten të bllokuar tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë në një pjesë të bregut të lumin Treska, gjegjësisht rreth një “ishulli” prej rëre në afërsi të Sarajit. Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza, denoncimi është marrë në ora 19:12 nga ku djemtë kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

“Denoncimi është marrë në ora 19:12, nga ku djemtë kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit ,të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit” – thonë nga QMK.

Nga QMK-ja, njoftojnë se menjëherë kanë kontaktuar ekipet kujdestare në stacionin policor Saraj, prej të cilave u kërkua të shkojnë në vendin ku gjendeshin djemtë.

“Kemi kontaktuar menjëherë me ekipet kujdestare në stacionin policor Saraj, nga ku u kërrkuam të shkojnë në vendin e ngjsarjes, paralelisht është vendosur kontakt edhe me Kryqin e Kuq të cilët kanë informuar se ekipet e tyre janë vullnetare dhe nuk kanë mundësi të intervenojnë në mënyrë adekuate në këtë rast” – thonë nga QMK.

Ndërkohë, nga ana e ekipit të forcave speciale është bërë një tentim që me varkë të shpëtohen djemtë, por pa sukses për shkak të ujit të shpejtë dhe të fuqishëm në shtratin e Lumit Treska. Rreth orës 23 nga ana e shërbimeve kujdestare në stacionin policor Saraj është marrë njoftim se pas zvogëlimit të nivelit të ujit, me ndihmën ne ekipeve speciale të MPB-së dhe banorëve të fshatit Gërçec, djemtë në mënyrë të sigurt janë dërguar me varkë në anën tjetër të bregut, që graviton drejt fshatit Gërçec. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share