Gati 3000 minatorë janë shpëtuar në Ukrainë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të vendit që i lanë ata të bllokuar nën tokë gjatë natës.
Përpjekjet e shpëtimit në minierat në rajonin qendror të Dnipropetrovsk përfunduan në orët e para të mëngjesit të sotëm, tha Oleksandr Vilkul, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kryvyi Rih, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kreu rajonal Valentyn Reznichenko tha se “skuadrat e shpëtimit ishin në gjendje të nxirrnin rreth 3,000 minatorë në sipërfaqe. Ishte një natë e tensionuar në Dnipropetrovsk”, shtoi ai.