Shpëtim Latifi: Deri të mërkurën do të përgatisim plan aksional për kërkesat e studentëve

Shpëtim Latifi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka deklaruar në emisionin Klan Debat se kanë arritur marrëveshje me studentët në lidhje me kërkesat e tyre.

“Deri të merkurën me ministrin dhe me përkrahjen e kryeministrit do të përgatitet plan aksional, ndërsa deri në muajin mars të përgatitet ligj i ri. Ne me studentët dhe të rinjtë punojmë edhe për problematika tjera. Flasim për ligjin për standard të të rinjve, ku do të përfshihen edhe ligji për standard studentor dhe ligji për subvencionim të ushqimit”, deklaroi këshilltari i Ministrisë së Arsimit, Shpëtim Latifi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share