Shpëtim Duro: Nuk e meritonim skualifikimin 

MË 27 KORRIK, ME BUDUQNOSTIN NË CONFERENCE LEAGUE

Kampioni i Maqedonisë Veriut në futboll, klubi i futbollit Struga Trim Lum, pësoi  disfatë me përmbysje nga  Zhalgiris 1-2, në ndeshjen kthyese të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Pas përfundimit të ndeshjes në press konferencën zyrtare trajneri Shpëtim Duro dhe futbollisti Besart Ibraimi theksuan se janë të mërzitur por vazhdojnë garimin në Konferencë Ligë.

Trajneri Shpëtim Duro i mërzitur nga skualifikmimi i garave në Ligën e Kampionëve tha se në momentin sa shënoi gol Besart Ibraimi kisha gati tre zëvendsime por u barazua ndeshja dhe ndryshuan situatën e lojës por vazhdojmë më tutje në ligën e konferencës.

“Do vazhdojmë paraqitjen në Europë. Unë thash se jam shumë krenar me atë që ka treguar skuadra në debutimin e champions ligë. Atë që ka treguar lojën sigurishtë se jam i mërzitur sepese nuk e meritonim skualifikimin por thash, futbolli është i tillë”, tha Shpëtim Duro.

Futbollisti Besart Ibraimi i cili ishte autor i golit të vetëm për vendasit gjithashtu u shpreh i mërzitur pasi sipas tij struganët kanë dominuar në të dyja ndeshjet.

“I dominuam të dyja ndeshjet, ku patëm shumë raste, por fati nuk ishte me ne. Golin e shënova në moment shumë të mirë, tash ato 2-3 minuta që e pësuam golin, duheshe pak fat të kemi dhe most ë pranojmë gol dhe të kishte kohë të intervenonte edhe profesori. Mirëpo këto skena janë pjesë e futbollit, jemi të mërzitur, por kokën lartë, na pret ndeshje tjera”, tha Besart Ibraimi.

Pas këtij eliminimi, vazhdojmë garat në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku do të përballet me Buduqnostin e Podgoricës. Ndeshjen e parë do të luhet në terenin vendas me datë 27 korrik./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share