Kampioni në fuqi Struga Trim Lum në javën e 12-të të sezonit vjeshtor pësoi disfatën e katërt sezonale, kësaj radhe në transfertë kundë Gostivarit me rezultatin 2-1. Trajneri i ekipit Shpëtim Duro pas përfundimit të ndeshjes pë faqen zyrtare të klubit, ka deklaruar se dy gabime në mbrojtje gjatë pjesës së parë, vendosën takimin kundër Gostivarit, futbollistët e së cilës skuadër në 30 minutat e fundit të takimit më shumë aktruan në terren duke vonuar lojën, se sa ishin të interesuar për lojë.
“Filluam mirë ndeshjen, luajtëm mirë në 30minutat e para të takimit. Mendoj se në këtë periudhë duheshe të shfrytëzonim ato mundësi shënimi që i kishim. U ndëshkuam nga dy kundërsulme në pjesën e parë, edhe atë si rezultat i gabimeve në mbrojtje. Mungesa e Krivanjevës patjetër që u vërejtë. Ai është një lojtar i rëndësishëm në ekip dhe ishte shumë në formë, ashtu që na e prishi atë vendosje të përhershme. Në pjesën e dytë shënuan dhe u kthyem në lojë, mirëpo më vjen keq pasi në 30 minutat e mbetura të ndeshjes, thjeshtë nuk mund të flitej për futboll. Vetëm pauzë dhe lojë jo efektive, duke vonuar lojën. Megjithatë duhet të reagojmë dhe të shohim ndeshjet që kemi në vazhdim, edhe atë shumë shpejtë që të mërkurën që vjen.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro.
Të mërkurën më 1 nëntor,me fillim në orën 13:00, në stadiumin e qytetit në Strugë, zhvillohet ndeshja e mbetura nga java e katërt e sezonit vjeshtor mes Struga Trim Lum dhe Vardari