Shpërthimi në Stamboll, SHBA: Dënojmë ashpër aktin e dhunës

SHBA ka dënuar aktin e rëndë të shpërthimit të një bombe në Stamboll pasditen e sotme.

Shpërthimi la 6 persona të vdekur dhe 81 të tjerë të plagosur.

“SHBA dënon ashpër aktin e dhunës që ndodhi sot në Stamboll të Turqisë. Mendimet tona janë me ata që u plagosën dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë për ata që humbën të dashurit. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatin tonë të NATO-s Turqinë në luftën kundër terrorizmit,” shkroi Karine Jean-Pierre në Twitter.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share