Shpërthimi në Lushnjë, hetuesit në vendin e ngjarjes identifikojnë dy vepra penale

Në vendin ku dje ndodhi shpërthimi në Lushnjë, kanë dalë sot një grup ekspertësh nga policia, zjarrfikësja, dhe Inspektorati Shtetëror.

Aty hetuesit kanë bërë një kqyrje për të zbuluar shkakun e shpërthimit që mori dy jetë dhe lëndoi gjashtë të tjerë.

Në lidhje me incidentin te magazina e deputetit të PS-së, Bujar Çela, grupi hetimor ka identifikuar dy vepra penale.

E para lidhet me shkeljen e rregullave të sigurisë në punë që lidhet me dy bombolat që përdoreshin për saldim, të cilat ishin jashtë çdo kriteri teknik dhe vepra tjetër e shpërdorimit të detyrës në lidhje me dhënien e lejes për këtë magazinë poshtë tensionit 110 kv, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

Duke u bazuar nga pamjet e kamerave të sigurisë të biznesit, dyshimi është se fillimisht një prej cilindrave ku po punohej për saldim, është thyer dhe ka marrë flakë, duke bërë kështu që bombola të rrëzohet në tokë dhe të krijohet shpërthim. Për forcën e tij, tregon gropa e krijuar në vatrën e shpërthimit si dhe dëmet e shkaktuara në një rreze të gjerë, ku ndodhen shtëpi e biznese të tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share