Shpërthimi i një depoje karburanti në Guinea vrau të paktën 13 persona, lëndoi 88

Një shpërthim në depon kryesore të karburantit të Guinesë tronditi portin e kryeqytetit Conakry herët në mëngjes të hënën, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke lënduar rëndë 88 të tjerë sipas autoriteteve.

Shkaku i shpërthimit është aktualisht i paqartë, me zyrtarët që thonë se “shkalla dhe pasojat mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në popullatë”, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.

Banorët thanë se u zgjuan nga një shpërthim shurdhues dhe xhamat e thyer. Retë masive tymi mbuluan zonën, duke detyruar qindra banorë të largohen.

Zjarrfikësit e kanë vënë zjarrin nën kontroll të hënën vonë në mëngjes, thanë burimet qeveritare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share