Shpërthimi i gazit shkakton 31 viktima në një restorant në Kinë

31 persona kanë mbetur të vdekur dhe 7 të plagosur si pasojë e një shpërthimi gazi në një restorant në Kinë.

BBC News raporton se dyshohet se ngjarja e rëndë është shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në restorantin “Fuyang Barbecue”.

Për ngjarjen 9 persona janë vënë në pranga, mes të cilëve edhe pronari i restorantit ku ka ndodhur shpërthimi.

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi në mesin e të shtatë personave të plagosur ka edhe në gjendje kritike për jetën. Mediat lokale raportuan se disa nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë ishin mes viktimave.

Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje maksimale në trajtimin e të plagosurve dhe rritjen e masave të sigurisë.

“Ne duhet të bëjmë çmos për të shpëtuar të plagosurit dhe për të siguruar familjet e viktimave, për të identifikuar shkakun e aksidentit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndjekur seriozisht përgjegjësinë sipas ligjit”, tha Xi.

Restoranti është pjesë e një grupi restorantesh dhe ambientesh argëtimi në qendër të qytetit Yinchuan të Kinës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share