Shpërthimi i fuqishëm shembi një ndërtesë në Hagë, disa persona nën rrënoja

Një ndërtesë trekatëshe u shemb pjesërisht sot në Hagë pas një shpërthimi të zjarrit, thanë zjarrfikësit ndërsa po kërkonin njerëz nën rrënoja.

Sipas informacioneve të para nën rrënoja janë rreth 20 persona.

“Shërbimet po kërkojnë persona dhe po shuajnë zjarrin”, thanë nga zjarrfikësit e qytetit.

Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 06:15, pas së cilës ka shpërthyer zjarri dhe janë shembur pjesë të ndërtesës, ndërsa pesë deri në shtatë banesa janë shkatërruar plotësisht, transmeton “AN-El Times”.

Ekipet e shpëtimit nuk e dinë saktë se sa persona janë ende nën rrënoja, as çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin në këtë godinë, e cila ndodhet jo shumë larg qendrës së qytetit.

Shërbimet e shpëtimit, duke përfshirë ekipet e specializuara të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, katër qen roje dhe inxhinierë civilë ndodhën në vendin e ngjarjes.

Siç raporton media lokale Regio15, disa persona u shpëtuan.

Katër persona të lënduar nga shpërthimi u dërguan në spital, thanë zjarrfikësit.

Kryebashkiaku Jan van Zaanen vizitoi vendin e përplasjes për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit, sipas Regio15.

Në videon e parë nga vendi i ngjarjes të transmetuar nga kanali publik NOS, shihen disa dhjetëra zjarrfikës duke shuar zjarrin.

Shpërthimi shkaktoi dëme serioze edhe në ndërtesat aty pranë dhe disa rrugë në zonë u mbyllën për arsye sigurie.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share