Më shumë se 40 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë djegur rëndë kur një cisternë benzine shpërtheu në Liberinë qendrore, tha shefi mjekësor i vendit.
Dëshmitarët thanë se njerëzit u ngjitën në kamion për të mbledhur benzinën që rridhte nga rezervuari i tij pasi ai u përplas dhe u rrëzua në një kanal, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Detyra e tmerrshme e përcaktimit të numrit të vdekjeve është bërë më e vështirë sepse viktimat u dogjën aq keq, tha shefi mjekësor i Liberisë, Francis Kateh.