Shpërthimet trondisin Kievin, raketat godasin kryeqytetin ukrainas për herë të parë pas disa muajsh

Në kryeqytetin ukrainas, Kiev janë dëgjuar shpërthime të shumta. Këtë sulm e ka konfirmuar dhe kryetari i Kievit, Vitali Klitschko i cili ka thënë se ka pasur disa shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë raportuar se një numër njerëzish janë vrarë dhe një pjesë tjetër janë plagosur nga sulmet në Kiev këtë mëngjes. Akoma nuk dihet saktësisht sa persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve.

Ky është sulmi i parë me raketa në kryeqytetin ukrainas pas disa muajsh, i cili vjen 2 ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, u dëmtua nga një shpërthim.

Ditën e djeshme, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share