Shpërthimet godasin qendrën e Kievit

FORCAT RUSE SULMUAN DISA LAGJE ME DRONË KAMIKAZË

Në më pak se një javë Kievi është bërë sërish shënjestër e forcave ruse. Sulmet u bënë me dronë kamikazë të cilët mund të gjuajnë me një rreze prej rreth 2,000 km si një shenjë hakmarrje. Një raport i fundit i UNICEF tregon se katër million fëmijë në Ukrainë tanimë janë në varfëri për shkak të agresionit.

Të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev vetëm një javë pas sulmit që la të vdekur 19 persona. Kryebashkiaku Vitalii Klitschko bëri të ditur se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Kievit ishin dëmtuar.

BBC raporton se sulmet u bën me dronë kamikazë të cilët mund të gjuajnë me një rreze prej rreth 2,000 km. Ekipet e shpëtimit janë vendosur në dispozicion ndërsa i kanë bërë thirrje njerzve që të qëndrojnë në strehimore.

Dronët, që thuhet se i janë furnizuar Rusisë nga Irani, mund të qëndrojnë pezull për orë të tëra në ajër dhe më pas shpërthejnë.  Irani mohon furnizimin e tyre ndaj Rusisë. Kjo është hera e dytë pas kaq shumë muajsh që Kievi shënjestrohet nga Rusia, si hakmarrje pas tërheqjen së trupave në fushën e betejës por edhe shkatërrimit të urës së Kerçit e cila ka ndërprerë furnizimet ruse.

Ndërkaq forcat ruse dhe ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra  në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Luftimet ishin intensive në Donetsk dhe Luhansk dhe provincën Kherson në jug. Kundërofensiva e cila po bëhet në veri të Bakhmutit, tregon se forcat ukrainase kishin zmbrapsur përparimet ruse në qytetet Torske dhe Sprine në 24 orët e fundit.

Inteligjenca ushtarake britanike raporton se Rusia po përballej me probleme më të mprehta logjistike në jug pas dëmtimit të urës rrugore-hekurudhore që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe pasojat e tij ekonomike kanë çuar katër milionë fëmijë në varfëri në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, sipas agjencisë Unicef. Fëmijët po mbajnë barrën më të rëndë të krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.  Ndërkaq Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të bien dakord për një mision për të trajnuar 15,000 trupa ukrainase nga muaji i ardhshëm dhe një financim shtesë në vlerë prej 500 milionë euro për dërgesat e armëve në Kiev.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share