Shpërthime të reja në Bejrut, synim ishin telekomandat e Hezbollahut

Mediat kanë raportuar për të paktën dy shpërthime të reja në periferi të Bejrutit, Liban.

Siç konfirmoi një burim i Hezbollahut për reuters, shpërthyen telekomandat e përdorura nga grupi militant ndërsa qindra njerëz u plagosën.

Mediat shtetërore raportojnë se tre persona kanë mbetur të vdekur, shkruan skynews.

 

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet, por ato erdhën një ditë pasi ‘pagers’ e përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah shpërthyen në të gjithë Libanin.

Burimi thotë gjithashtu se Hezbollahu i bleu telekomandat pesë muaj më parë, në të njëjtën kohë me ‘pagers’ që shpërthyen gjatë ditës së djeshme.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se tre persona u vranë në rajonin Bekaa në lindje të vendit në shpërthimet e fundit.

Një burim sigurie tha se shpërthimet ishin të vogla, të ngjashme me sulmin e djeshëm ndërsa deklaroi se agjencitë e sigurisë do të hetojnë më tej çështjen. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share