Shpërthime pranë ambasadës izraelite në Danimarkë

Pranë ambasadës izraelite në Danimarkë janë regjistruar dy shpërthime, por fatmirësisht pa të lënduar.

Ambasada e Izraelit, në një postim në Facebook, shprehu tronditjen për shpërthimet, duke thënë se ka besim të plotë tek puna e Policisë daneze për zbardhjen e ngjarjes.

Një shkollë e vendosur pranë ambasadës do të qëndrojë e mbyllur për shkak të afërsisë me vendin ku ndodhën shpërthimet. Në këtë zonë ndodhen edhe disa ambasada dhe konsullata të tjera.

Shpërthimet vijnë në një kohë tensionesh në rritje në Lindjen e Mesme pasi Irani kreu një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share