Mëngjesin e sotëm diku rreth orës 09:20 në lagjen “Keramidnicë” të Shkupit është hedhur një bombë ne shtëpinë e Rade Trajkovskit, ndryshe, i njohur me nofkën “Shtekli”.
Klan Maqedoni ka regjistruar nga afër në shtëpinë e të sulmuarit I cili ndodhet aktualisht në spital dhe është jashtë rrezikut të jetës.
“Personi ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Ka djegie në trup është jashtë rrezikut të jetës. Pacientit do t`i sugjerohet që të mbahet për mjekim”, ka deklaruar Nebojsha Nastov, drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum Ohridski”.
Për rastin e sotëm ka folur edhe Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski dhe tha se përgjigja e MPB ndaj kriminelëve do të jetë e ashpër.
Mirë që nuk kemi viktima në këto momente, keq që bandat kriminale janë “operuar” edhe sot, por në përputhje me rrethanat ne si institucione do t’i përgjigjemi me vendosmëri dhe ashpërsi të gjithë atyre që rrezikojnë paqen e qytetarëve të Maqedonisë, tha ai.
Shpërthimi I sotëm ndërlidhet me qërimin e hesapeve mes grupeve kriminele në kryeqytet, ndërsa sulmi pretendohet se është paralajmëruar në rrjetin social TikTok.
Ministria e Brendshme nuk mund të bëjë mrekulli, por mund të punojë me ndershmëri, me përkushtim dhe profesionalizëm dhe në kuadër të gjithçkaje që është kompetencë e ministrisë, sipas kapaciteteve që kemi, do të veprojmë.“Vrasje ka pasur dhe do të ketë, ka pasur dhe do të ketë bomba, pyetja është se si do të përgjigjet shteti dhe institucionet përkatëse”, tha ministri.
Rade Trajkovski-Shtekli, vitin e kaluar dy herë ishte cak I atentatit në qendrën tregtare “East Gate”.
Ekipi ynë qëndroi në lokacionin në “Qeramidnicë” që ndodhet pas Qendrës Tregtare “East Gate” ku gjindet edhe stëpia e “Shteklit” të cilit iu aktivizua mjeti shpërthyes në oborr.
Kalimtarët dhe banorët e shtëpive aty pranë nuk kanë dashur të komentojnë shpërthimin. /tvklan.mk/