Shpërthim në Kroaci, vdes një fëmijë çek

Dje rreth orës 18:00 në zonën e Obrovacit, Kroaci, për arsye të panjohura ka ndodhur një shpërthim në të cilin ka mbetur i vrarë një fëmijë me shtetësi çeke. Dy gra janë transportuar me autoambulancë në spitalin e Zadarit për ndihmë të mëtutjeshme mjekësore.

HRT raportoi se spitali kishte mësuar se dy gra ishin pranuar në departamentin e oftalmologjisë dhe kirurgjisë, transmeton Klankosova.tv.

Se si ka ndodhur saktësisht tragjedia nuk dihet ende. Informacioni i parë ishte se bëhej fjalë për një mjet shpërthyes të mbetur nga lufta, por rezultoi se nuk ishte kështu.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një familje çeke, e cila ka ndaluar makinën në anë të rrugës dhe pikërisht aty ka ndodhur shpërthimi.

Hetimet e policisë janë ende në vazhdim. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share