Në Islandë ka shpërthyer vullkani për herë të dytë në më pak se një muaj. Situata është e rëndë, teksa lava e vullkanit po shkon drejt qendrave të banuara.
Kryeministrja islandeze e konsideroi situatën tepër të rëndë, teksa autoritetet nisën menjëherë evakuimin e banorëve të Gredavikut të cilët po përballen me lavën e vulllanit që është duke përparuar drejt banesave.
Disa ndërtesa janë përfshirë nga zjarri. Drejtori i Mbrojtjes Civile në Islandë tha në një konferencë shtypi se ajo që po ndodh është skenari më i keq. Në veri të Gredavikut janë ndërtuar diga si një masë mbrojtjeje, por lava vullkanike i ka çarë duke përparuar drejt qendrave të banuara.
Një opsion si plan veprimi që po konsiderojnë autoritetet islandeze në këtë situatë, është përdorimi i pompave për të hedhur ujë deti që të ftohet lava e vullkanit dhe të kufizohet sa më shumë dëmi.
/tvklan.al