Shpërthen një nga vullkanet më aktivë të Amerikës Latine

Vullkani Fuego në Guatemala shpërtheu gjatë së dielës duke hedhur drejt qiellit shtëllunga hiri e tymi.

Vullkani ndodhet mbi qytetin turistik Antigua dhe është një ndër më aktivët në rajon, shkruan “BBC”. Autoritetet janë detyruar të mbyllin aeroportin më të madh të vendit si dhe një autostradë kryesore.

Deri më tani nuk janë kryer evakuime për komunitetet që jetojnë pranë vullkanit, megjithatë situata ndodhet nën vëzhgimin e autoriteteve.

Për herë të fundit, Fuego shpërtheu në vitin 2018 ku rreth 200 njerëz u varrosën nën hirin vullkanik./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share