DY PERSONA TË LËNDUAR DHE DËME TË TJERA MATERIALE
Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës, në Mitrovicë të Veriut janë plagosur dy persona.
Këtu janë dy nga shtatë veturat të cilat gjithësej janë demoluar si pasojë e një shpërthimi nga një granatë dore, e cila ndodhi mbrëme rreth orës 23:50 në lagjen e njohur si lagjja e boshnajkëve këtu në Veri të Mitrovicës. Si rjedhojë sipas policisë së Kosovës dy persona janë lënduar, si pasojë e shpërthimit nga granata e dorës njëri nga ata është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Megjithatë shkaqet apo motivet se si ka ardhur deri tek shpërthimi i kësaj granate nuk janë bërë të ditur nga ana e zyrtarëve policorë kosovaere. Megjithatë këta të fundit kanë përjashtuar se ky rast mund të ketë ndodhur për shkak të motiveve etnike. Prapa meje janë edhe pesë vetura të tjera, në mesin e tyre edhe një veturë me targa kosovare të cilat janë demoluar si pasojë e shpërthimit nga granata e dorës, tha për Klan Maqedoni, gazetarja, Gentiana Hasani.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spitalin në Mitrovicë të Veriut.
“Mbrëme diku pak para mesnate ka ndodhur një shpërthim me një granatë dore, dyshohet se tre personat ishin duke qëndruar në një restorant që quhet “Bisheva” që quhet aty në atë vend, kanë dalur nga restoranti dhe në moment që kanë qenë duke hyrë në veturë granata e dorës ka shpërthyer, nga ky shpërthim i granatës së dorës që besohet të jetë e llojit M 75 janë lënduar dy persona, njëri është lënduar më rëndë njeri më lehtë, ndërsa personi i tretë nuk ështe lënduar. Nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi për arsye se hetimet janë duke u zhilluar, sidoqoftë pistat e hetimit të cilat ne jemi duke i përcjellë janë të natyrave të ndryshme si borxhe”, tha Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë.
Ndërkaq, një person tjetër është plagosur lehtë. Kjo ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta të politikanëve në Kosovë dhe faktorit ndërkombëtar.