Një zjarr i madh ka shpërthyer në urën që lidh gadishullin e Krimesë në Ukrainë me Rusinë. Zjarri ka nisur në segmentin hekurudhor të urës, ku një tren duket se është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në pjesën rrugore të urës, duke bërë që qarkullimi i automjeteve të pezullohet. Mediat shtetërore ruse raportojnë se është përfshirë nga flakët e zjarrit një serbator karburanti, por nuk janë specifikuar arsyet. Autoritetet kanë nisur punën për shuarjen e zjarrit.
Ura që lidh Krimenë me Rusinë po përdoret aktualisht nga ushtria ruse për të transportuar pajisjet ushtarake drejt Ukrainës.
Krimea është aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, ndërsa në vitin 2018 u hap kjo urë nga Presidenti rus Vladimir Putin.
Ura e Krimesë thuhet se është një objektiv kyç për forcat ukrainase që kanë sulmuar logjistikë ruse.
Deri në këto momente nuk duket që zjarri të jetë shkaktuar si pasojë e një sulmi me raketë, sipas një eksperti që ka folur për BBC. Por mund të jetë një sulm i planifikuar “nga brenda”, shprehet ai. /tvklan.al