Shpërthen dhuna gjatë protestave në Pakistan

Përleshje të dhunshme kanë ndodhur në rrugët e kryeqytetit të Pakistanit mes focave të policisë dhe protestuesve të cilët kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan.

Për pasojë 6 persona kanë humbur jetën ndërsa për të larguar protestuesit është hedhur gaz lotsjellës.

Ministria e Brendshme paralajmëroi se mund të vendoset një shtetrrethim për të ndalur protestuesit, të cilët kryeministri i Shehbaz Sharif i fajëson si shkaktarë të humbjes së jetës së katër ushtarëve.

Autoritetet bllokuan rrjetet sociale dhe vendosen barrikada nëpër rrugët kryesore që të çojnë në kryeqytet për të parandaluar hyrjen e protestuesve. Shkollat ​​në Islamabad u mbyllën dhe i gjithë transporti publik midis qyteteve u pezullua.

Mbështetësit e Imran Khan marshuan në kryeqytet në përgjigje të thirrjes së tij për një protestë pranë parlamentit për të plotësuar kërkesat që nga lirimi i tij deri te rënia e qeverisë në pushtet.

Khan, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2022 me një mocion mosbesimi, ka qenë në burg për më shumë se një vit pas dënimit të tij për një rast korrupsioni dhe përballet me më shumë se 150 çështje penale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share