Shpërthen automjeti në urën mes SHBA-së dhe Kanadasë

Një automjet ka shpërthyer në një urë që lidh SHBA-në dhe Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës, sipas FBI-së.

Sipas asaj që raporton BBC, ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para festës së Falenderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

Autoritetet thonë se shpërthimi erdhi nga një makinë, e cila po përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja.

“Meqenëse kjo situatë është në zhvillim, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment,” tha FBI në një deklaratë.

Të gjithë kalimet aktualisht janë të mbyllura deri në një njoftim të dytë, thonë zyrtarët.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul gjithashtu konfirmoi se kishte pasur një incident teksa tha se ajo ishte informuar nga forcat e zbatimit të ligjit.

“Agjencitë shtetërore janë në vend dhe të gatshme për të ndihmuar,” postoi ajo në “X”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share