Shpërthen akuariumi cilindrik më i madh në botë në Berlin

Shkaqet mbeten të paqarta ndërsa 1500 peshq kanë ngordhur dhe disa rruge janë mbyllur për shkak të mbeturinave

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë

“AquaDom” – shtëpia e 1500 peshqve tropikal dhe që është 14 m i lartë është akuariumi cilindrik më i madh i lirë në botë. Reuters raporton se dy persona u plagosën lehtë nga copat e xhamit.

“Rreth një milion litra ujë ka dalë nga akuariumi dhe është përhapur brenda hotelit dhe jashte ne rruge për shkak te presionit te larte te ujit brenda në rezervuar te ujit. Ne i kërkuam 350 personave të mbetur në hotel që të paketojnë gjërat e tyre dhe largohen.Vetëm kaos. I gjithë akuariumi shpërtheu dhe ajo që ka mbetur është shkatërrim total. Shumë peshq të ngordhur, mbeturina. Është mjaft dramë”, ka thënë Adrian Wentzel, kryetar i Brigadës së Zjarrfikësve të Berlinit

Imazhet në mediat sociale treguan sasi të mëdha dëmesh në hollin e hotelit. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale se kati përdhe u mbush plot me mbeturina dhe në dispozicion u vendosën ekipet e kërkim-shpëtimit për të evakuuar njerëzit.

Shërbimet e urgjencës mbyllën një rrugë kryesore pranë kompleksit që të çon nga Alexanderplatz drejt portës së Brandenburgut në Berlin për shkak të vëllimit të madh të ujit që kishte dalë nga ndërtesa. Autobusët u dërguan në kompleks për të siguruar strehim për njerëzit që ishin në hotel që largoheshin nga ndërtesa, pasi temperaturat në Berlin është rreth -7 gradë Celsius .

Akuariumi u modernizua dy vjet më parë dhe ka një ashensor për përdorim nga vizitorët. Disa nga dhomat në hotel e kanë pamje nga ai. “AquaDom” u hap në dhjetor 2003 dhe u fut në Librin Guinness si akuariumi më i madh në botë, ndërsa ndërtimi i tij kushtoi rreth 12.8 milion € .

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share