“Vajzat mund të jenë shënjestruar nga grupet islamike”
Prindër e qytetarë të shqetësuar protestuan në Teheran dhe qytete të tjera të iranit mbi një valë sulmesh me helm që kanë prekur nxënësit në dhjetëra shkolla. Përhapja e një sëmundje të pashpjegueshme kanë prekur qindra nxënëse gjatë muajve të fundit. Zyrtarët iranianë besojnë se vajzat mund të jenë helmuar dhe per kete kanë fajësuar armiqtë e Teheranit.
Disa politikanë kanë deklaruar se vajzat mund të ishin shënjestruar nga grupet islamike të linjës së ashpër që kundërshtojnë arsimimin e vajzave.
Ministri i Brendshëm i Iranit ka bërë të ditur se hetuesit kanë gjetur “mostra të dyshimta” që po studioheshin për të identifikuar shkaqet e sëmundjes së studentëve dhe rezultatet do të publikohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Sëmundja preku më shumë se 30 shkolla në të paktën 10 nga 31 provincat e Iranit.
Një tubim i prindërve jashtë një ndërtese të Ministrisë së Arsimit në Teheranin perëndimor për të protestuar për helmimet u shndërrua në një demonstratë antiqeveritare. Protestuesit brohorisnin duke e krahasuar Gardën Revolucionare dhe forcat e tjera të sigurisë me grupin e Shtetit Islamik.
Shpërthimi i sëmundjes së nxënëseve vjen në një kohë kritike për sundimtarët klerikë të Iranit, të cilët janë përballur me muaj të tërë protestash antiqeveritare të shkaktuara nga vdekja e 22 vjeçares Mahsa Amini në paragurgim shtatorin e vitit të kaluar. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Gjenevë bëri thirrje për një hetim transparent për sulmet e dyshuara.
Tv Klan