Shpërndarja e Kuvendit: S’ka pajtim mes forcave opozitare!

KOSOVË – ZGJEDHJET E PARAKOHSHME

Ende nuk ka pajtueshmëri ndërmjet partive politike opozitare për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që pastaj ti hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme.

LDK-ja e AAK-ja vazhdojnë të insistojnë që fillimisht duhet shkarkimi I qeverisë apo dorëheqja e kryeministrit, e për shkarkim nuk I kanë votat e mjaftueshme.

Andaj Partia Demokratike vazhdon të insistoj për shpërndarje të Kuvendit, pasi për këtë variant I kanë edhe votat e pushtetit.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputëtë. Për shpërndarjen e Kuvendit nevoiten 80 vota për. 56 ulëse i ka në Kuvend Lëvizjes Vetëvendosje e 18 Partisë Demokratike që përbëjnë gjithsej 74 numrin e votave.

Nëntë ulëse i ka Lista Serbe; tetë Grupi Multietnik; pesë deputetë – në mesin e tyre një serb – janë pa grup parlamentar.

E dy partitë tjera opozitre kanë 24 ulëse, 16 LDK-ja e tetë AAK-ja.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se janë në pritje të një koordinimi me partitë opozitare.

Për kohën e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme paralemntare kryeministri Albin Kurit mbrëmë ka diskutuar edhe me grupin parlamentar multietnik.

Mandati i qeverisë përfundon në shkurt të vitit 2025.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share