Shpenzimet e mbrojtjes të vendeve të BE-së arrijnë në 200 miliardë Euro

Italia, Finlanda, Greqi dhe Sllovenia kanë shpenzuar më shumë në krahasim me vendet e tjera

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian për herë të parë në vitin 2021 kanë kryer më shumë se 200 miliardë Euro shpenzime për mbrojtjen.

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes i cili merr parasysh të dhënat nga 26 vende të BE-së me përjashtim të Danimarkës, thuhet se shpenzimet e mbrojtjes për herë të parë vitin e kaluar arritën në 214 miliardë Euro.

Shuma e cila përbën 1,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendeve anëtare, korrespondon me 6 për qind rritje në krahasim me vitin 2020. Lajmin e mirëpriti kryediplomati evropian Josep Borell.

“Gjërat janë duke u përmirësuar. Jo vetëm që ne shpenzojmë më shumë, por shpenzojmë më mirë. Ne shpenzojmë më shumë për aftësitë, aftësitë e reja, për investime, që është kërkesa për industrinë e mbrojtjes“, ka thënë Josep Borell.

Rritja më e madhe e shpenzimeve e kanë patur vende si Italia, Finlanda, Greqia dhe Sllovenia.

E krijuar në vitin 2004, detyra kryesore e Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes është të mbështesë dhe lehtësojë bashkëpunimin e mbrojtjes në Evropë. Anëtarë janë të gjitha vendet e BE-së, përveç Danimarkës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share