Shpallja fajtor e Trumpit pak ndikim tek zgjedhësit

ANALISTËT NUK PRESIN QË POZICIONI I ISH-PRESIDENTIT NË GARËN ELEKTORALE TË NDIKOHET NGA SHPALLJA FAJTOR PËR ABUZIM SEKSUAL

Ish presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka shpëtuar vetëm akuzës për përdhunim por edhe ndikimit politik. Ndikimet negative ka të ngjarë të jenë të vogla dhe të kufizuara kryesisht tek gratë e zonave periferike dhe republikanët e moderuar.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i shpëtoi dënimit për përdhunim, por u shpall fajtor për abuzim seksual të shkrimtares Jean Carroll. Për këtë ai duhet të paguajë si dëmshpërblim 5 milionë dollarë. Ky vendim i jurisë nuk pritet të dëmtojë pozitën e tij politike brenda Partisë Republikane, por mund të shkaktojë pasoja të tjera.

Disa nga kritikët e tij ngrejnë pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të qeverisur nëse fiton sërish zgjedhjet për president. Ndaj ish-presidentit rëndojnë 34 akuza në një proces tjetër në vazhdim, të cilat qendrojnë pararojë e dëmit politik dhe juridik.

“Ata që janë kundër Trumpit do të mbeten të tillë, votuesit kryesorë pro tij nuk do të ndryshojnë mendim dhe të pavendosurit, thjesht mendoj se nuk do të preken nga ky dënim,” thotë Charlie Geroë, një drejtues fushate i republikanëve në Pensilvani.

 Ekspertët shprehen se askush nuk mund ta dijë me saktësi se si do të ndikojë ky vendim tek votuesit në zgjedhjet e fillim vitit të ardhshëm. Meqenëse gjyqi për abuzim seksual ndaj shkrimtares Jean Carroll ishte i natyrës civile dhe jo penale, Trump nuk do të përballet me një dënim me burg.

Duket e pamundur në klimën e polarizuar politike të ShBA-së që vendimi I gjykatës të ketë ndikim tek mbështetësit kryesorë të Trumpit, të cilët i shohin problemet e tij ligjore si sulm nga kundërshtarët.

Ndikimet negative ka të ngjarë të jenë i vogla dhe të kufizuara kryesisht tek gratë e zonave periferike dhe republikanët e moderuar.

Megjithatë, këto akuza ndaj një ish presidenti amerikan për shumë analistë tregojnë gjendjen në të cilën ndodhet Partia Republikane tani. Deri më tani shumica e rivalëve apo armiqve të Trumpit kanë heshtuar. Mungesa e reagimit tregon se kandidatët e vitit 2024 kërkojnë të shmangin zemërimin e mbështetësve republikanë.

Asnjë deklaratë nuk ka dalë ende nga ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley apo pretendenti tjëtër presidicial, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis. Ndërkohë që ka një ndjenjë të qartë lodhje midis disa votuesve republikanë për skandalet e pafundme të Trumpit.


Përgatiti: Livia Kallfa 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share