Projekti fitues i ndërtimit të stadiumit të ri në Durrës është shpallur një studio arkitekturore belge.
Në garë morën pjesë 3 studio arkitekturore, por mes tyre juria vendosi që të shpallë fitues studion belge për faktin se në projektin e saj kishte më tepër hapësira dhe atraksione të ndryshme që shërbenin për qytetarët e Durrësit.
Projekti parashikon jo vetëm ndërtimin e stadiujmit, por edhe hapësirave urbana rreth e qark, siç janë pishina, shëtitore si dhe hapësira të tjera që do të jenë në funksion edhe të komunitetit./tvklan.al