Shpallet “lista e zezë” e shtetasve të RMV-së që kanë luftuar në Siri

QEVERIA ME MASA RESTRIKTIVE KUNDËR 15 PERSONAVE  

Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë ka publikuar një listë me 15 shtetas të RMV-së që kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në ISIS. Emrat janë shpallur në Gazetën Zyrtare dhe në ueb-faqen e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar.

Dhjetë persona nga Shkupi, nga dy nga Gostivari dhe Kumanova dhe një nga Struga gjenden në listën e shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë luftuar në anën e ISIS-it dhe Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Emrat e vtyre janë publikuar në numrin më të ri të Gazetës Zyrtare.

Të gjithë janë përfshirë me vendimin e Qeverisë nga 13 Shtatori për vendosjen e masave financiare kundër terrorizmit dhe përhapjes së armëve për shkatërim masiv dhe financimin e tyre. Me gjashtë nene të vendit vendosen restriksione për 15 personat për shrytëzimin, transferimin, konverzimin dhe lloj tjetër të dispozicionit të pronës.

15 personat nga “lista e zezë” financiare kanë braktisur vendin në vitin 2014 dhe 2015 për të luftuar në Siri si anëtarë të ISIS-it. Disa prej tyre janë ndjekur penalisht për sigurimin e parave për njerëzit që shkojnë ose janë present në Siri, derisa të tjerë kanë inkurajuar njerëz që me familje të shkojnë në Siri.

15 personat janë jashtë shtetit dhe kundër tyre janë shpallur fletarreste ndërkombëtare.

Vlerësohet se nga Maqedonia e Veriut për në konfliktet e Lindjes së Mesme kanë shkuar mbi 150 veta. Sipas të dhënave të autoriteteve të sigurisë, deri më tani janë kthyer 83 persona. Një numër i tyre u gjykua, teksa dënimet për këto vepra sipas ligjeve të vendit sillen nga 6 deri në 9 vjet heqje lirie. Ndërkohë, nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e luftëtarëve apo shtetasve të Maqedonisë së Veriut të vrarë në luftërat në Siri dhe Irak./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share