Shorti i hedhur sot në hapësirat e FFM-së ka vendorsur që dy skuadrat e fundit që do të garojnë në Ligën e Dytë në sezonin 2023/2024, janë KF Osogova e Koçanit dhe KF Novaci nga Novaci, ndërkaq ekipi Vëllazërimit të Kërçovës mbetet anëtare në Ligën e Tretë Perëndim
Me këto dy skuadra që patën fat gjatë shortit zyrtarisht mësohen të gjitha 16-të ekipet që do të garojnë në Ligën e Dytë në sezonin e ri të futbollit: Pobeda, Skopje, Pelisteri, Detonit Plaçkovica, Besa e Dobërdollit, Arsimi, Ohri, Kozhufi, Bellasica, Kamenica Sasa, Teteksi, Bashkimi i Kumanovës, Vardari i Negotinës, Osogova dhe Novaci.
Pra në kampionatin e ri 2023/2024 në Ligën e Dytë do të ketë vetëm tre skuadra shqiptare si Bashkimi i Kumanovës, Besa e Dobërdollit dhe Arsimi i Çegranit.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/