Rrufeja ka goditur një fëmijë të enjten dhe ai ka ndërruar jetë në vend.
Tragjedia ka ndodhur gjatë një stuhie të fortë që ka përfshirë rajonin e Gjevgjelisë, transmeton Lideri.mk.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Negorci të Gjevgjelisë.
Fillimisht policia njoftoi se bëhet fjalë për 11 vjeçar, por pastaj u kuptua se është 17 vjeçar. Ai e ka dashur punën dhe ka ndihkuar familjen.
“Ishte një djalosh që zgjohej në ora 5 të mengjesit për të mjelur delet, shkonte në shkollë dhe sërish kthehej per të ndihmuar familjen. Një djalosh që e shijonte jetën, gjithmonë i buzëqeshur, i dashur nga te afërmit, nuk ankohej për punën e tij. Por më tepër e shijonte dhe punonte me masë si bujk dhe bari i rritur. Ai i respektonte të gjithë, të moshuar dhe të rinj. Ai kishte shumë miq të të gjitha kombësive dhe shpesh bënte miqësi me ta. Qoftë e ndritur rruga jotе…”, thuhet në tekstin e shpërndarë në rrjetet sociale.