Shoqatat Bjekshatare shqiptare bëhen bashkë, kërkojnë shtigjet malore të shënohen edhe në shqip

Shoqatat Bjekshatare shqiptare ndahen nga Federata Bjeshkatare e Maqedonisë. Shoqatat shqiptare do të veprojnë veçmas pasi nuk ëshzë dëgjuar mjaftueshëm zëri i tyre. shoqatat shqiptare bëhen bashkë, kërkojnë shtigjet malore të shënohen edhe në shqip, kjo është vetëm njëra nga kërkesat e tyre. Në vazhdim është një pjesë e kërkesave të tyre:

“Bjeshkataria si sport në etnitetin shiptar daton në dhjetvjetshin e fundit, edhe pse entuziaste dhe dashamire bjeshkatatrisë si individë ka pasur që me herët. Por formën e organizuar e mer në 10 vjetshin e fundit me crast formohen shoqata të cilat regjistrohen në registrin qëndror dhe veprimtaria e tyre zyrtarizohet.

Edhe pse relativisht të rinj në këtë veprimtari, rezultatet e këtyre viteve dëshmojnë për një përkushtim dha dashuri ndaj natyrës që do tia kishin zili edhe shoqatat më me përvojë rajonale.

Sot, në Maqedoninë e Veriut, veprojnë shumë shoqata bjeshkatare shqiptare të cilat kanë vendosur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe shpesh në bashkëpunim me njëra tjetrën zhvillon aktivitete të përbashkëta bjeshkatare të cilat kanë për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, mbroitjes së ambientit, promovimin e bjeshkatarisë, mbrojtjes së ambientit, kujdesin ndaj natyrës he mbi të githa krijimit të lidhjeve miqësore me njëri tjetrin.

Në shkresën e parashtruar arsyetohen kërkesat të cilat duhet të përfshihen në këto ndryshime, siç janë:

1. Përfaqësimi adekuat i shoqatave shqiptare në kryesinë e federatës.

2. Përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar dhe mbajtjes së provimeve me shkrim në gjuhën shqipe

3. Caktimi i ndonjërës nga shoqatat shqiptare për menaxhim shtëpitë malore

4. Shenimi i shtigjeve malore edhe në gjuhën shqipe pos në gjuhen maqedone dhe angleze

5. Librezat e anëtarëve të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Kësaj kërkese iu bashkangjit edhe një memorandum bashkëpunimi me qëllim avansimin e bashkëpunimit mes shoqatave bjeshkatare nga të gjitha etnitetet dhe rajonet e Maqedonisë.

Në përputhje me këte vendim me datë 9 Qershor 2023 shoqatat shqiptare e njoftojnë Federaten Bjeshkatare të Maqedonisë se prej kësaj date këto 4 shoqata nuk janë anëtare të federatës Bjeshkatare të Maqedonisë së Veriut he vendosen të nderpresin bashkëpunimin me federaten dhe të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për ti realizuar vet këto të drejta Ligjore he programore të këtyre shoqatave.

Si rezultat i kësaj pune, sot gendemi këtu në këtë kuvend themelues të Bashkimit (Unionit) të shoqatave Bjeshkatare shqiptare, një ditë e madhe për ti marë punët vet në dorë he në dobi të bjeshkatarisë he aktiviteteve bjeshkatare.

Kētij kuvendi i uroj punë të mbarë dhe suksese në punë, thuhet në kumtesën e Shoqatave bjeshkatare shqiptare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share