Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot në Tetovë mbledhjen e rradhës ku Kryesia qendrore në mbledhje përcaktoi edhe programën vjetore e aktiviteteve të Shoqatës.
“U përcaktua programa e mbajtjes së manifestimit qendror për arsye të ditës botërore të Shëndetësisë 7 Prill , që do të mbahet në Dibër me 13 Prill. Në këtë manifestim përveç aspektit solemn do të ketë edhe aktivitete shkencoro-edukative të akredituar në kuadër të edukimit të kontinuar mjekësor”, theksojnë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Nga shoqata e Mjekëve shqiptar njoftojne se në këtë mbledhje po ashtu u përcaktuan edhe temat për Takimin profesional të radhës XXIX./tvklan.mk