Nga shoqata Antixhoz kanë reaguar përmes një shkrimi duke thënë se nuk do të dorëzohen në këtë rrugë dhe përse duhet të viktimizohen.
Ja reagimi i plotë:
Pse duhet të viktimizohemi?
Realisht në rrugëtimin tonë kemi rastisur në individ të cilët nga mosdija ose nga element të pushtetit për njollosje me të vetmin qëllim ZBRAPSJE nga qëllimi final i joni : SJELLJEN E NJË LIGJI TË MIRËFILLTË i cili do të spostoj ato objekte të lojrave të fatit 3 km.larg vendeve të banuara e si përfundim ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së bixhozit.
Rasti i ambasadorit Austriak George Vutsas i tejkalon kufijte e logjikes pasi nëpërmjet letrës së hapur drejtuar qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të RMV – së për mosvotim të propozimit të ligjit për lojrat e fatit radhiteni në anën e atyre të cilët “kujdesen” për degradimin dhe rrënimit total të qytetarëve të vendit tonë.
Zotri Ambasador letra juaj lë të kuptohet se ju dilni në mbrojtje të biznes interesave të Kompanive Austriake e cila vetëm në Ballkanit Perëndimor shet aparate bixhozi me vlerë mbi miliona euro në muaj,kompani me disa mijra të punësuar dhe me mbi disa qindra ndërmarje nëpër botë bën xhiro disa qindra miliona euro nga tregtia e atyre aparateve.
Në Austri ligji për lojrat e fatit daton që nga koha e Perandorisë Habsburge me ndryshim të vogël në vitin 1990.
Pse valle duhet të jemi peng i kompanive të tilla,pse duhet ne të viktimizohemi për interesat e tyre,pse duhet të mbroni lobe të tilla të cilët bëjnë larjen e ndërsjelltë të parave.
Kur flisni për “harmonizim me ligjet e BE-së”,”dispozitat aktuale” apo “sundimin e së drejtës” ju rikujtojme juve dhe i njoftojmë të tjerët se kryeqyteti Austriak Viena me 1.800.000 ka vetëm nji kazino dhe nuk lejohet hapje të tjera jashta atyre periferike.
Kerkojme nga të gjithë ju të mos e vrisni arsyen për të jetuar pasi edhe ne e meritojmë jetën,
kërkojmë nga ju të deklaroheni rreth situatës së krijuar,letrës tuaj dhe të vërtetoni kredibilitetin tuaj.
Politikanët tanë nuk fuhet të marin këshillat tuaja si objektive dhe jeni i fundit Ambasador që duhet ndëgjuar për gjëra të tilla.
Pushtetarëve tanë ju themi t’ju përmbahen premtimit të dhënë Lëvizjes Anti Bixhoz,të mos bëjnë lojra pas shpine, të mos luajnë me ndjenjat tona,të mos luajnë me fatin e qytetarëve pasi mund t’ju kthehet “bumerang” dhe t’ju përplaset fytyrës me pasoja të paimagjinueshme për ta dhe subjektet e tyre politike, thonë nga shoqata Antibixhoz. /KlanMacedonia/