DENKOV: PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE TË MERRET “MODELI BULLGAR”
Kancelari gjerman, Olaf Sholc, gjatë një takimi me Kryeministrin bullgar, Nikolaj Denkov, në Berlin, ka vlerësuar se tani është momenti për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që t`i miratojë vendimet e domosdoshme.
‘Tash është koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së. Ne si BE këtë e kemi marrë si obligim para 20 viteve në Selanik. Është shumë e rëndësishme që ta lëvizim përpara këtë process dhe padyshim se këtu bëhet fjalë edhe për Maqedoninë e Veriut, që duhet t`i miratojë vendimet e nevojshme. Shpresoj që kjo të ndodh në bashkëpunim të ngushtë me Bullgarinë” – tha Olaf Sholc, kancelar gjerman.
Kryeministri bullgar Nikolaj Denkov siç përcjellë Klan M nuk përmendi drejtpërdrejtë Shkupin, por u shpreh për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Biseduam se si vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen si vende fuqiplota evropiane. I dimë vështirësitë, por duhet të punojmë bashkë me këto vende që edhe ata ta gjejnë të ardhmen e tyre në Evropë” – tha Nikolaj Denkov, kryeministër i Bullgarisë.
Kryeministri bullgar Denkov lidhur me Maqedoninë e Veriut është prononcuar gjatë një interviste për gazetën austriake “Standard”. Sipas tij për të zgjidhur ngërçin lidhur me shumicën e domosdoshme për të votuar ndryshimet kushtetuese, Denkovi si zgjidhje të mundshme ka rekomanduar “modelin bullgar”, respektivisht koalicionin e gjerë qeveritar apo unifikimin e rivalëve politik. /KlanMacedonia/