Shokarovski emërohet drejtori i ri i Klinikës Universitare Shtetërore për Kardiokirurgji

Ministria e Shëndetësisë informon se drejtori i ri i Klinikës Universitare Shtetërore për Kardiokirurgji është emëruar Dr. Marjan Shokarovski, i cili ka qenë pjesë e ekipit të klinikës që nga themelimi i saj.

Dr. Shokarovski është subspecialist në kirurgji kardiake, i diplomuar në Qendrën Spitalore Klinike Universitare – Zagreb, Kroaci me përvojë shumëvjeçare kirurgjikale dhe akademike në këtë fushë, është drejtues i bllokut operativ, është i angazhuar edhe si asistent në Fakultetin e Mjekësisë – Shkup.

Ai është pjesë e ekipit të transplanteve të zemrës të kryera deri më tani në vendin tonë, dhe gjithashtu është i përfshirë në operacione inovative të zemrës me qasje minimale invazive. Ai gjithashtu është arsimuar në disa vende, të tilla si  Gjermania, Austria, Anglia, Franca, Bullgaria, Serbia dhe ka marrë pjesë në një numër kongresesh ndërkombëtare.

Drejtori i ri organizativ i Klinikës së Kardiokirurgjisë Shtetërore u emërua Isak Jakupi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share