Shoferja e dehur shkaktoi vdekjen e bashkudhëtarit / Kallëzim penal ndaj 21 vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Manastirit kur një 21 vjeçare në gjendje të dehur ka drejtuar automjetin e saj, në të cilin ka pasur edhe tjetër pasagjer. Në pamundësi të manovrojë veturën nën ndikimin e alkoolit, shoferja ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. SI pasojë, bashkudhëtari ka ndërruar jetë, ndërsa shoferja ka pësuar lëndime trupore, përcjell Klan Maqedoni.

“SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër S.Sh.(21) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra penale, ‘vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion’ dhe ‘rrezikim të sigurisë në komunikacion’. Me datë 28.11.2022, në magjistralen Manastir – Resnjë, e raportuara nën ndikimin e alkoolit, duke drejtuar veturën e pasagjerëve, ka dalë nga rruga, me ç’rast pasagjeri ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra dhe ajo ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share